MENU
klinika

Iu shua e gjithë familja

Mrekullia/ Foshnja gjendet me kordonin e kërthizës nën rrënojat e ndërtesës!

08.02.2023 - 11:02

Një vajzë e porsalindur është shpëtuar nga ekipet e shpëtimit nga rrënojat e një ndërtese në veriperëndim të Sirisë.

Nëna e saj e solli në jetë menjëherë pas tërmetit shkatërrues dhe ndërroi jetë. Gjithashtu babai i saj, katër vëllezërit e motrat dhe halla vdiqën nga tërmeti tragjik.

Pamjet emocionuese tregojnë momentin kur një burrë mban foshnje në krah, të mbuluar me pluhur pasi u nxor nga rrënojat në Jidayris.

Ndërtesa ku jetonte jetonte familja e saj ishte një nga rreth 50 ndërtesat që u shkatërruan nga një tërmet me magnitudë 7.8 në Jidayris, qytet i kontrolluar nga opozita në provincën Idlib që është afër kufirit turk.

Xhaxhai i foshnjës, Khalil al-Suwadi, tha se kishin nxituar në vendngjarje kur mësuan për ngjarjen.

“Ne dëgjuam një zë ndërsa po gërmonim”, tha ai për agjencinë e lajmeve AFP.

“Ne e gjetëm foshnjën me kordonin e kërthizës [të paprekur], kështu që e premë dhe kushëriri im e çoi në spital”.

Pediatri Hani Maarouf tha se foshnja kishte mbërritur në spitalin në gjendje të keqe, me “disa mavijosje dhe plagë në të gjithë trupin”.

“Gjithashtu kishte hipotermi për shkak të të ftohtit. Ne duhej ta ngrohnim dhe t’i jepnim kalcium,” shtoi ai.

Ajo u fotografua e shtrirë në një inkubator. Ndërsa është mbajtur funerali i përbashkët për nënën e saj Afraa, babain Abdullah dhe katër vëllezërit e motrat e saj.