MENU
klinika

E ka gati skemën

NASA do t’i çojë njerëzit në Mars për vetëm 45 ditë

02.02.2023 - 10:34

Me raketat tona aktuale, një udhëtim në Mars do të zgjaste rreth shtatë muaj. Kjo, sipas NASA-s është një kohë shumë e gjatë sidomos nëse merret parasysh që njerëzit duan të ndërtojnë koloni në planetin e kuq.

Për këtë arsye, studiuesit nga Universiteti McGill kanë propozuar një ide të re që do ta shkurtojë atë kohë udhëtimi në vetëm 45 ditë. Gjithçka që nevojitet është të bëhet një udhëtim me një lazer gjigant.

Një vendbanim njerëzor në Mars do të kishte nevojë për furnizim të rregullt me mallra, ushqim, vegla, pjesë këmbimi dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për mbijetesë.

Dhe sipas NASA-s, shtatë muajt që duhen për të çuar anijet kozmike nga Toka në planetin tonë fqinj janë shumë kohë e gjatë.

Kjo kohë udhëtimi duhet të shkurtohet në mënyrë të konsiderueshme për të reduktuar ekspozimin ndaj rrezeve kozmike galaktike dhe stuhive diellore. Kështu që NASA shtroi një sfidë për të gjithë inxhinierët: të krijojë një mënyrë për të bartur një ngarkesë në Mars prej të paktën 1,000 kg në më pak se 45 ditë.

Për të shkuar në Mars, ekipi dëshiron të shfrytëzojë fuqinë e një lazeri 10 metra të gjerë në Tokë për të fuqizuar një anije kozmike në orbitë.

Lazeri i propozuar do të krijonte një forcë që buron nga Toka mjaftueshëm e fortë për të shtyrë një anije kozmike pa pasur nevojë të tërheqë karburantin në hapësirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NASA kërkon vullnetarë, ja për çfarë bëhet fjalë

“Pushime” të veçanta për 8 muaj!


Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit