MENU
klinika

Asosacioni

Nazarko: Ndërkombëtarëve u intereson pohimi i Kurtit, duhet të forcohen marrëdhëniet me SHBA

02.02.2023 - 23:03

Në studion e ABC News ka qenë i ftuar analisti, Mentor Nazarko, i cili ka komentuar situatën aktuale në Kosovë në lidhje me çështjen e Asociacionit.

Kujtojmë që kryeministri Kurti ditën e sotme duket se bëri një hap pas duke pranuar Asociacionin, por duke vendosur 6 kushte. Nazarko u shpreh se për ndërkombëtarët e rëndësishme është pjesa e parë që ai e pranon.

Për bashkësinë ndërkombëtare është e rëndësishme pjesa e para e deklaratës së Kurtit, ku ai pohon se e pranon Asociacionin. Qëndrimi i sotëm i Kurtit është diçka pozitive, në publikun kosovar ai për herë të parë ka mbajtur këtë qëndrim.

Po të kishte vepruar Kosova me SHBA, Asociacioni do të ishte përfshirë tanimë në planin franko-gjerman. Nëse Kosova shpall gatishmërinë, do të duhet 1-2 muaj për të vendosur dhe më pas kjo sërish mund të kalojë brenda planit franko-gjerman”, tha fillimisht Nazarko.

Kurti gjatë fjalës së tij ditën e sotme la të kuptohet se po pranon të bëjë një lëshim, ama do të fitohet njohja reciproke.

Për Nazarkon, njohja reciproke nuk do të ndodhë pasi nuk është e përfshirë në plan. Analisti thekson se njohja reciproke ka qenë e përfshirë vetëm në planin e Trump, por që më pas për shumë arsye nuk u arrit.

“Ai është përpjekur që këtë tërheqje të madhe nga një temë kryesore për të kur ishte në opozitë ta paraqesë një dorëzim me kusht.

Njohja reciproke nuk mund të ketë. Këtë e parashikonte plani i Trump, i cili për shkak të taksës dhe disa arsyejeve të tjera nuk u realizua.

Fakti që njohja reciproke ka ekzistuar, është tregues i qartë se kjo sjellje refuzuese, i ka humbur shumë kohë Kosovës, ka dobësuar marrëdhënien e saj me SHBA.

Kjo nuk është vetëm për shkak të sjelljes së Kurtit, por të gjithë liderëve të klasës politike kosovare, të cilët duke pranuar një ndjenjë faji duhet të bëhen bashkë dhe të shkojnë drejt planit.

Kurti që del sot me atë deklaratë, Kurti që udhëheq këtë qeveri, që pa t’i mohohej aplikimi për në KE, tregon një Kosovë shumë të dobët. Kosova duhet të fokusohet te rritja e marrëdhënieve më SHBA dhe të ketë unitet të brendshëm.

Kosovës i duhet të rritet fuqia negociatore dhe kjo rritet duke pasur unitet të brendshëm. Kjo nuk shihet sot, ka përçarje.

Opozita e sotme e Kosovës nuk duhet t’i bëjë Kurtit, atë që Kurti i bëri asaj kur ishte në opozitë”,theksoi Nazarko.r.t/abcnews.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dialogu Prishtinë-Beograd çështje me peshë europiane”

Nazarko: Shqiptarët në Serbi po treten e pakësohen, Kurti të formojë Asosacionin