Ndahet nga jeta ish- kryetari i bashkisë së Durrësit, Tomor Golemi. Golemi ishte kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit.
Në lidhje me lajmin e trishtë ka reaguar kreyetari i grupit parlamentar të PD në Kuvend, Enkelejd Alibeaj.
Ai shkruan se Golemi ishte një demokrat i vlerave të jashtëzakonshme njërëzore dhe një pushtetar shërbëtor për qytetarët e Durrësit në vitet që shërbeu si kryetar i bashkisë bregdetare:
Me dhimbje të thellë mësova sot lajmin për ndarjen nga jeta të Tomor Golemit, kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit (1992-1996).
Tomor Golemi ishte një demokrat i vlerave të jashtëzakonshme njërëzore dhe një pushtetar shërbëtor për qytetarët e Durrësit në vitet që shërbeu si kryetar i bashkisë bregdetare.
Për mua, për demokratët e sidomos për qytetarët e Durrësit, ai do të mbetet gjithmonë në kujtesë si një njeri me vlera të jashtëzakonshme dhe një shembull se si duhet të jetë një politikan në shërbim të popullit të vet.
Ngushëllime të sinqerta dhe të ndjera për familjen, miqtë dhe për të gjithë bashkëqytetarët e tij durrsakë.
U prehsh në paqe Tomor Golemi!