13.02.2023 - 14:31
Ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare deputeti dhe ish-ministri i SYRIZA, Nektarios Santorinios, i cili prej dy vitesh luftonte me kancerin.
Mediat greke raportojnë se ai ka ndërruar jetë në spital, ku ishte shtruar prej rreth një jave.
Ish-ministri grek la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.