MENU
klinika

Batuta e Ramës: Ju keni rroga të larta, ne...

Ndërtimi i urës/ Abazoviç: 20 milionë eurot t’i ndajmë në mes!

27.02.2023 - 17:46

Kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç kanë nënshkruar këtë të hënë 11 marrëveshje të rëndësishme, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverie të mbajtur në Podgoricë. Një ndër to është dhe ndërtimi i urës mbi Lumin Buna, një projekt tepër i rëndësishëm për dy vendet.

Abazoviç tha se ndërtimi i urës mbi Bunë do të kushtojë afër 20 milionë euro dhe se nëse të dy vendet ndajnë shpenzimet, shuma nuk është e madhe. “Do të pajtohemi që pagesa të bëhet brenda pak vitesh, që të mos jetë një barrë më e madhe për të dy vendet”, tha kryeministri malazez.

Siç theksoi ai, projekti do të ketë një efekt të madh në ekonominë e të dy vendeve. “Nuk ka asnjë projekt që mund të jetë më efektiv dhe kaq i lirë”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ura e Bunës do të shkurtojë distancën mes dy vendeve nga dhjetëra kilometra që është aktualisht, në vetëm 300 metra. Mes batutash, Rama tha se në Malin e Zi rrogat janë më të larta, ndaj ata mund ta paguajnë vetë urën.

“Projekt-idenë e mbuluam me fondet tona, ndërsa ndërtimin do ta mbulojmë me fonde të përbashkëta, në Mal të Zi rrogat janë më të larta, ndaj nuk ka mundësi që Shqipëria të paguajë urën, nëse e ka paguar tashmë projekt-idenë”, tha kryeministri shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëveshjet që do të nënshkruhen

Mbledhje e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, axhenda


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore