MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Nefropatia Diabetike, pse shkaktohet?

06.02.2023 - 09:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Nefropatia Diabetike, pse shkaktohet?

Mjeku: Nefropatia diabetike është komplikim mikrovaskular i sëmundjes se Diabetis mellitus-insulino vartës dhe joinsulinovartës.

Nefropatia Diabetike manifestohet me proteinuri, krahas komplikacioneve te tjera si: retinopatia apo hipertensioni, por pa ITU, sëmundje tjera të veshkave, sëmundjet e zemrës, sëmundjet sistemike.

Jo te gjthe te semuret diabetike mund te preken nga Nefropatia diabetike .

Incidenca e paraqitjes se kësaj sëmundje, pra Nefropatise diabetike varion nga 10-50%.

Në aspektin klinik nefropatia diabetike paraqitet me proteinuri persistente gjatë 24 orëve (0,5 gr).

Faktorët gjenetikë
Në zhvillimin e nefropatisë diabetike,autorët kanë vërtetuar se, faktoret gjenetike luajne rol jo te vogel.Në qoftë se vetëm njëri prind vuan prej diabetit me nefropati të zhvilluar, 30% të fëmijëve atakohen nga diabeti me nefropati të zhvilluar.

Çrregullimi i lipideve
Çrregullimi i kolesterolit, triglicerideve është karakteristikë tek diabetikët, të cilët më vonë zhvillojnë mikroalbuminourinë, ku atakohet sistemi kardiovaskular. Këta të sëmurë kanë ndryshime specifike vaskulare në veshka, të cilat karakterizohen si nefropati diabetike. Rritet riabsorbimi i natriumit. Dëmtime masive prekin sistemin glomerular, tubular, si dhe komprometohet vaskulariteti i veshkave; mikroalbuminuria është perzistente në te semuret me diabetikët nefropatik.

Hipertensioni
Tek te sëmurët me nefropati diabetike, zakonisht akuzohet një hipertension, i cili e përkeqëson funksionin e veshkës, dhe mendohet se vjen si pasojë e rritjes së vëllimit. Në tubula rritet glicemia e cila stimulon rritjen e natriumit (Na)

Hiperglicemia
Niveli i lartë i glicemise është faktor i padiskutueshëm, por jo edhe i domosdoshëm në çrregullimin e veshkave, dëmtimin e membranës bazale vaskulare. Jo të gjithë diabetikët kanë dëmtime të veshkave. Paraqitja e dëmtimeve renale ndryshon prej njeri pacient tek tjetri.

Mënyra se si hiperglicemia dëmton vazat e gjakut është e ndryshme dhe mjaft e komplikuar. Glikolizimi joenzimatik, sidomos i proteinave shkakton grumbullimin e elementeve të glikolizuara në glomerule, si dhe shtresezim te proteinave që qarkullojnë nga vazat e gjakut në sistemin mezenkimal.

Gjithashtu, ky proces është i shoqëruar edhe me dëmtimin e ADN-së. I njëjti çrregullim nuk është identifikuar në individët me diabet të kontrolluar.

Hiperlipidemia: Te te sëmurët kemi edhe çrregullimin e të gjitha fraksioneve të kolesterolit, që favorizojnë glomerulosklerozën.

Mikroalbuminuria
Stadi i dytë i çrregullimit të filtrimit glomerular( FG) është ekskretimi i albuminave më tepër se sasia fiziologjike, por që gjithashtu është e vogël për t’u zbuluar me test të zakonshëm.

Kalimi i proteinave nëpër membranën bazale varet nga madhësia e molekulës nga elektricitetet, forca hemodinamike e kapilareve. Si shkaktar i humbjes së proteinave paraqitet humbja e elektricitetit negativ të membranës së glomerulëve, etj. Njëri nga shkaktarët e mikroalbuminourisë llogaritet humbja e elektriciteteve negativ të MG.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.