MENU
klinika

Foto

Nga cigarja e “paqes” te loja e shahut/ Çfarë nuk u pa sot në seancën e tensionuar në Kuvend?

02.02.2023 - 19:42

Seanca e sotme u shoqërua me mjaft tensione mes opozitës që bllokoi foltoren dhe qeverisë, por sigurisht nuk kishte si të mungonin edhe momentet më “pikante” nga Kuvendi.

Edhe pse e akuzon Ramën dhe hezitoi të fliste sot qoftë edhe një gjysmë fjalë kundër tij, Petrit Vasili duket se ka qenë i vëmendshëm gjatë miratimit të projektligjeve në mes të tesioneve teksa siç shihet edhe nga pamjet në një prej tyre ka vendosur të “abstenojë”.

Foto-Nga cigarja e "paqes” te loja e shahut/ Çfarë nuk u

Nga ana tjetër deputetja e PL-së dukej mjaft “e kuruar” dhe në merak për pamjen e saj, saqë dukej sikur ishte nisur për ndonje dasmë apo festë e jo “e përgatitur” për një seancë për t’u përballur me debate e tensione në Kuvend.

Foto-Nga cigarja e "paqes” te loja e shahut/ Çfarë nuk u

Cigarja ka sjellë “paqen” mes dy kundërshtarëve politikë Tomor Alizoti dhe Paulin Sterkajt, të cilët e kanë konsumuar së bashku. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së shihet në dyert e Kuvendit “i braktisur” teksa sodis përreth ndërsa përballë ka deputetët e PL-së.

Foto-Nga cigarja e "paqes” te loja e shahut/ Çfarë nuk u

Biseda “sekrete” me ministren Ibrahimaj duket se i ka dhënë “forcën” e duhur ministrit Manja për t’u ngritur e debatuar më pas përballë opozitës. E ndërsa më në “terezi” se të gjithë duket se e kishte deputeti Eduart Shalsi, i cili duket se ka qenë në një “botë” tjetër teksa i pashqetësuar aspak nga debatet e situata në Kuvend, ka vendosur të merret me lojën e tij të shahut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të përgatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament"

Pas seancës kaotike, Berisha jep porosinë e prerë për deputetët

Çështja e ish-drejtorit të FBI Charles McGonigal

Interpelancë urgjente me Edi Ramën, Kuvendi pranon kërkesën e Alibeaj