MENU
klinika

Në Vlorë lahen edhe sot

Ngrica në Shqipëri! Edhe Durrësi ‘mbulohet’ nga akulli

07.02.2023 - 14:39

E marta e kësaj javë në Shkodër shënon ditën më të ftohtë të vitit ku temperaturat në Qafë Thore arrijnë deri në -21 gradë, ndërsa në Vermosh temperaturat kanë arritur në -18 gradë, kurse në Fierzë situata meterologjike paraqitet pak më ndryshe nëse e krahasojmë me temperaturat e më sipërme, ku termometri shënon -9 gradë.

Prej dy ditësh Durrësi është përfshirë nga ngricat. Rënia e temperaturave nën zero gradë edhe në bregdet ka krijuar ngrica në rrugë dhe dhe sheshe.

Sipas metereologëve, kjo do të jetë java më e ftohtë e këtij dimri. Ngricat gjithsesi nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullim, ndërsa qytetarët kanë shmangur lëvizjet e panevojshme në rrugë.

Edhe shatërvani në qendër të qytetit ka ngrirë, ndërsa në shkollat 9-vjeccare këtë fillim jave ka pasur edhe rënie të numrit të nxënësve, për t’iu shmangur të ftohtit.

Në Vlora dita më e ftohtë e vitit ka shënuar një rënie temperaturash deri në -2 gradë Celsius, por për 53 vjeçarin nga Vlora, Gëzim Brahimaj kjo ishte dita ku ai mund të sfidonte temperaturat nën zero gradë Celsius duke shijuar notin në detin Jon.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin