MENU
klinika

Emri

Një tjetër pastruese vihet në pranga në Tiranë, vodhi shuma të mëdha parash te shtëpia ku ishte punësuar

04.02.2023 - 15:11

Arresohet një tjetër pastruese në Tiranë. Bëhet me dije se Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasen Elida Kodra e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha” në kryeyqtet.

Një javë më parë kjo shtetase ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të reja. Gjatë kontrollit në çantën e kesaj shtetaseje efektivët gjetën dhe sekuestruan 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të reja.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Gracka”.

Vodhi shuma parash në një banesë, vihet në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese.

Sekuestrohen 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në provat e siguruara gjatë një pune të mirëfilltë hetimore për vjedhjen e disa shumave parash, në një banesë në rrugën “Vaso Pasha”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases E. K., banuese në Tiranë.

Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vedhja e 120 mijë eurove nga shtëpia e Alda Klosit

Lubonja: Pastruesen nuk do e lënë të tregojë më shumë!