MENU
klinika

Gazetari turk: Na kanë treguar vendndodhjet, por s’mund të bëjmë asgjë

“Njerëzit nën rrënoja po dërgojnë video e mesazhe zanore”

07.02.2023 - 15:18

Personat e mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti tragjik në Turqi po dërgojnë mesazhe zanore duke kërkuar ndihmë.

Gazetari turk Ibrahim Haskologlu tha për BBC se gjithashtu njerëzit nën rrënoja i kanë nisur atij dhe reporteve të tjerë video dhe vendndodhjet e tyre nën rrënoja.

“Njerëzit janë ende nën gërmadhat e ndërtesave të shembura, ata kanë nevojë për ndihmë”, tha gazetari.

“Ata po na tregojnë se ku janë dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë”, shtoi Haskologlu, duke shtuar se Turqia ka nevojë për ndihmën ndërkombëtare.

Presidenti i Turqisë ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme tre mujore në juglindje të vendit pasi numri zyrtar i të vdekurve u rrit sërish.

Recep Tayyip Erdogan tha se numri i viktimave të konfirmuara vetëm në Turqi është 3.549 viktima.

Ai tha se ka 10 qytete brenda zonës së fatkeqësisë dhe konfirmoi se qeveria e tij ka marrë oferta ndihme nga 70 vende të botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN