MENU
klinika

"Kënaqësi të shohësh kaq shumë…"

Nuk i shkoi opozitës në interpelancë, Rama bëhet ‘i gjallë’ në Facebook

02.02.2023 - 12:47

Ndërsa në Kuvend sot pati një seancë me tone të ashpra për mungesën e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë bëri një postim në rrjetet sociale, jo për çështjen e McGonigal që ka trazuar ujërat, por për projektin e portit Tregtar Porto Romano.

“Kënaqësi të shohësh kaq shumë kompani të mëdha ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano, një nga veprat më strategjike jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Për momentin nuk dihet arsyeja e mungesës së Ramën në Kuvend, duke qenë se interpelanca e kërkuar nga opozita, ishte pikërisht me të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputetët e PD përplasin duart në tavolinë

Interpelanca me Ramën/ Kryeministri refuzon opozitën