“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pankreatiti akut, rreziku i alkoolit
Mjeku: Pankreatiti është inflamacion (ënjtje) i pankreasit. Pankreasi është një gjendër në bark, e rrethuar nga stomaku, zorrët dhe organe te tjera. Altin Cekodhima, mjek gastroenterolog, shpjegon për “Shëndet+” gjithçka rreth kësaj sëmundjeje, duke nisur nga shkaqet më të shpeshta që ndikojnë në shfaqjen e pankreatitit, ekzaminimet që duhen kryer, gjinia më e prekur deri te shfaqja e kësaj sëmundje tek fëmijët.
Kështu, ndër shkaqet më të zakonshme, Cekodhima përmend gurët në tëmth dhe përdorimin e alkoolit. I pyetur sesa e përhapur është si sëmundje mjeku shprehet se rreth 70% e të rriturve bëjnë pankreatit akut prej abuzimit me alkool.
Pankreatiti është inflamacion (ënjtje) i pankreasit. Pankreasi është një gjendër në bark, e rrethuar nga stomaku, zorrët dhe organe te tjera. Ai prodhon lëndë të quajtura lëngje pankreatike (të cilat përmbajnë enzima tretëse) dhe hormonin e quajtur insulinë. Këto enzima tretëse derdhen në zorrën e hollë. Normalisht, enzimat tretëse aktivizohen kur duhet të tresin ushqimet. Kur këto enzima bëhen aktive brenda pankreasit, fillojnë të “tresin”, sulmojnë pankreasin. Pankreatiti mund të jetë akut ose kronik.
Cilat janë shkaqet më të shpeshta që ndikojnë në shfaqjen e pankreatitit?
Shkaqet më të zakonshme janë gurët në tëmth dhe përdorimi i alkoolit. Shkaqe të tjera janë barnat, ndërhyrjet kirurgjikale në bark, anomalitë e pankreasit apo zorrëve dhe rrallë infeksionet (psh fruthi), bllokimi i kanaleve apo cikatricet e pankreasit, kanceri apo infeksioni i pankreasit. Ndonjëherë shkaku mbetet i panjohur.
Cilat janë ekzaminimet që duhen kryer për të zbuluar gurët e tëmthit dhe si mund të hiqen ato?
Gurët e tëmthit zakonisht mund të shkaktojnë pankreatit dhe kërkojnë heqje me kirurgji. Eko-ja abdominale, eko endoskopike (endosonografia) EUS dhe Tomografia aksiale e kompjuterizuar CAT(skaneri ) mund të zbulojnë gurët e tëmthit dhe mund te ndihmojnë në shkallën e pankreatitit.
Pasi hiqen gurët e tëmthit inflamacioni largohet dhe pankreasi rikthehet në normalitet.
Në cilat raste mund të zhvillohet pankreatiti kronik?
Nëse dëmtimi i pankreasit vazhdon, mund të zhvillohet pankreatiti kronik. Pankreatiti kronik ndodh kur enzimat tretëse “sulmojnë” dhe shkatërrojnë pankreasin dhe indet përreth duke shkaktuar fibriotizim, cikatrice dhe dhimbje.
Cilat janë shkaqet që ndikojnë në shfaqjen e pankreatitit kronik?
Shkaku i shpeshtë i pankreatitit kronik është abuzimi për vite me radhë me alkoolin. Por forma kronike gjithashtu mund të shkaktohet vetëm nga sulmi i pankreatitit akut, veçanërisht kur duktuset (kanalet) pankreatike janë të dëmtuara.
Dëmtimi i duktusë bën që pankreasi të inflamohet, indet të dëmtohen dhe të krijohet ind cikatricial.
tjetër shkak është edhe trashëgimia. Gjithashtu, kemi pankreatiti kronik mund të zhvillohet prej shkaqeve që mund të mbeten të panjohura. Shkaqe të tjera të pankreatit kronik janë:
kongenitale (të lindura) siç është pankreasi i ndarë, fibroza cistike, nivele të larta të kalciumit në gjak (hiperkalcemia), nivelet e larta të yndyrnave në gjak (hiperlipidemia ose hipertrigliceridemia), situata të caktuara autoimune dhe disa medikamente.
Sa e përhapur është si sëmundje dhe kush janë më të prekur femrat apo meshkujt?
Rreth 70% e të rriturve bëjnë pankreatit akut prej abuzimit me alkool. Është më i shpeshtë tek burrat se gratë dhe mosha mesatare kur ndodh është 30-40 vjeç.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.