MENU
klinika

Vizita 'maratonë'

Pas Londrës, Zelensky do të takohet me Macron dhe Scholz në Paris

08.02.2023 - 17:57

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të shkojë në Paris pas vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Mediat e huaja raportojnë se, pritet që lideri ukrainas të bëjë gjithashtu vizitën e tij të parë në institucionet e Bashkimit Evropian që nga fillimi i luftës, ndërsa liderët mblidhen për një samit në Bruksel të enjten. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar.

Të mërkurën, kryeministri Britanik Rishi Sunak ofroi të forconte trajnimin e Mbretërisë së Bashkuar për trupat ukrainase, duke përfshirë pilotët e avionëve luftarakë, në mënyrë që ata të mund të fluturojnë avionë luftarakë të standardeve të NATO-s. Ai gjithashtu ofroi të fillonte një program trajnimi të menjëhershëm për marinsat.