Pas seancës së sotme parlamentare, e cila u shoqërua me kaos, pasi opozita bllokoi foltoren për shkak të mos prezencës së kryeministri Rama, Sali Berisha ka njoftuar së në orën 14:00 do të zhvillojë mbledhjen e Grupit Parlamentar te PD-së.
Kreu i PD-së, Sali Berisha kishte paralajmëruar që nuk do të ketë me parlament normal, madje ai ka njoftuar edhe protestë më 11 shkurt, me qëllim largimin e Edi Ramës.
Sot, gjatë seancës opozita kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama për skandalin e McGonigal, por kjo dështoi pasi kreu i qeverisë ia kishte deleguar këtë “detyrë” ministres Elisa Spiropali.
Këtë opozita nuk pranoi, pasi sic tha është emri i Ramës që ka dalë në dosjen hetimore amerikane për çështjen e McGonigal, ndaj duhet ai te jape llogari.
Seanca u mbyll mes tensioneve, ku opozita mbante të bllokuar foltoren, ndërsa mazhoranca miratoi pr.ligjet.