MENU
klinika

Turqia në zi!

Pezullohen të gjitha aktivitetet sportive për shkak të tërmetit

06.02.2023 - 14:54

Pas tërmetit vdekjeprurës 7.8 Rihter, Turqia ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive, të paktën për ditët në vijim. Tashmë është bërë e ditur, se ka patur qindra të vdekur dhe numri i të prekurve nga fatkeqësia pritet të shkojë në disa mijëra, ndërsa vendi është zhytur në zi.

Kështu, të gjitha ligat profesionale nuk do të zhvillojnë ndeshje këtë javë dhe tashmë ndeshjet e sotme të Super Ligës janë shtyrë. Nuk është përcaktuar edhe nëse gjatë fundjavës do të ketë kampionat në futboll dhe basketboll, ku është planifikuar edhe kampionati ballkanik i atletikës në vend.

Në fund të javës janë të planifikuara ndeshjet e basketbollit të Euroligës (Efes – Real më 9/2 dhe Fener-Milan më 10/2), por nuk ka vendim as për këto ndeshje.