MENU
klinika

Ja e vërteta

Poza me Charles McGonigal/ Enri Çeno shpjegon foton me McGonigal

01.02.2023 - 23:19

Charles McGonigal është kthyer në kryefjalën e jetës politike në Shqipëri. Një foto e ish-agjentit të FBI-së, kësaj here me Enri Cenon, aktualisht sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, është shpërndarë me shpejtësi në të gjithë medait. Por një përgjigje zyrtare ka ardhur dhe nga demokrati që ka pozuar me McGonigal.

Enri Çeno ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shpjeguar të vërtetën e kësaj foto, duke u shprehur se fajtor janë mediat pro-qeverisë, duke sqaruar se takimi me McGonigal ka ndodhur gjatë një feste ku ai po merrte pjesë.

“Për sqarim: Ishte 16 Nëntori i mbi 5 viteve më parë ku unë dhe ish partnerja po festonim datëlindjen e saj. Në tavolinën ngjitur ishte një tjetër mik i imi me partneren e tij dhe pak më tutje po darkonin Personi A me Personin B nën shoqërinë e disa të huajve. Në përfundim të darkës “Personi B” si i njohur i joni na ftoi të dy çiftet për një pije. Aty u prezantuam edhe se cilët ishin të huajt. Pas pak tavolinës i shtohet edhe Damian Gjiknuri asokohe ministër, unë vendosa të largohesha pasi me të kam patur një konflikt ligjor në gjykatë,”-shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Makineria propagandistike e përbaltjes së qeverisë nëpërmjet një prej mediave të saj për të përfshirë opozitën paska nxjerr nga telefoni i “Personit B” një foto timen dhe të ish partneres sime me agjentin e FBI-së McGonigal. Për sqarim: Ishte 16 Nëntori i mbi 5 viteve më parë ku unë dhe ish partnerja po festonim datëlindjen e saj. Në tavolinën ngjitur ishte një tjetër mik i imi me partneren e tij dhe pak më tutje po darkonin Personi A me Personin B nën shoqërinë e disa të huajve. Në përfundim të darkës “Personi B” si i njohur i joni na ftoi të dy çiftet për një pije. Aty u prezantuam edhe se cilët ishin të huajt. Pas pak tavolinës i shtohet edhe Damian Gjiknuri asokohe ministër, unë vendosa të largohesha pasi me të kam patur një konflikt ligjor në gjykatë.

Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë jam takuar me zyrtarin e FBI-së. Ndryshe nga Taulantët, Damianët, Belindat, Ëngjëllat apo Edvinët, unë nuk kam ndarë kurrë interesa financiarë apo okultë as me “Personin A” as me “Personin B” e aq më tepër me gjobvënësit e FBI-së. Gjatë tërë jetës sime nuk kam përfituar asnjë qindarkë para publike dhe nga shtatori i 2013 vetëm jemi përballur e përplasur me regjimin e Ramës si familje. Për Kim Philby-sat morali është një aset luksi që nuk mund të ja lejojnë vetes dhe koha e tyre ka marrë fund, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj. Kjo burracakëri e ulët thjesht me shton forcën për të përdorur të gjithë logjistikën time që këta minues të opozitarizmit dhe demokracisë së vendit të përgjigjen në mënyrën e merituar.