MENU
klinika

GJKKO pranon pjesërisht kërkesën e SPAK

Pronat e Arben Isufit t’i kalojnë shtetit

01.02.2023 - 10:54

Një nga emrat më të spikatur të botës së krimit në Fier, gjithnjë sipas prokurorisë dhe gjykatës është gjykat sërish, por kësaj radhe në GJKKO.

Sipas të dhënave ka qenë Prokuroria e Posaçme që ka kërkuar konfiskimin e të gjithë pasurisë së tij dhe kalimin e asaj në favor të shtetit, por Gjykata nuk e ka pranuar të plotë kërkesën e Prokurorisë. E kështu që ende nuk dihet se cilat nga pasuritë, që thuhet se janë të shumta në emër të tij dhe të njerëzve të tij, do të preken e cilat jo.

Kështu, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës së SPAK për sekuestrimin dhe kalimin e pasurive të Arben Isufit në favor të shtetit. Kujtojmë se dy vite më parë, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro ndaj 13 pasurive që dyshohen se i përkasin Arben Isufit, i njohur ndryshe si Ben Qimja. SPAK-u verifikoi 12 familjarë të bashkëlidhur me Arben Isufin, midis tyre dhe shoferin personal të tij dhe në përfundim vendosi sekuestro ndaj pasurive të bashkëlidhur me Isufaj, që dyshohet se ju përkasin shtetasve Ymer Isufaj dhe Agim Cako.

Nën dyshimet se pasuritë e sekuestruara si shoqëria tregtare Akili Alb, Pulari Isufaj, Isufaj 2004 apo katër sipërfaqe me toke SPAK ngre pikëpyetje se këto asete janë produkte të krimit dhe të pajustifikuara financiarisht nga Isufaj, një personazh mjaft i përmendur në vend.

Por ndonëse SPAK dyshoi se ishin konstatuar investime të shumta në pasuri mes tyre edhe shoqërish tregtare që kanë aktivitet në fushën e ndërtimit dhe hidrokarbureve, hetimi nuk zbuloi gjë tjetër përveç aseteve të mësipërme. Mes këtyre informacioneve që nuk u konfirmuan me prova nga SPAK përmenden në dosje të dhënat se Ben Qimja kishte kaluar apartamenteve dhe hotele në Vlorë në emër të të afërmeve dhe menaxherit të tij. Por, të pabazuara i rezultuan SPAK-ut edhe informacionet se Isufaj zotëronte 50 dyqane në Fier apo përfshirja e një shoqërie të bashkëlidhur në tenderimin e 60 mijë tonëve lëndë djegëse, ndonëse u kërkua në një varg institucionesh si tatime, shërbime transportit, dogana, drejtoria e përgjithshme detare.