MENU
klinika

”Do të refuzoj në mënyrë të vazhdueshme”

Pse mungoi në seancën e sotme? Rama zbulon arsyen

02.02.2023 - 23:09

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë veten zbuluar për mospjesëmarrjen në seancën e sotme parlamentare, ku u diskutua për skandalin me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Ndonëse socialistët e justifikuan mos shkuarjen e Ramës në Kuvend me agjendën tepër të ngjeshur, kreu i qeverisë tregoi se e vërteta qëndron ndryshe.

Kryeministri nuk ka sjkuar qëllimisht në senacë plenare për të shmangur përballjen me opozitën.

Ai deklaroi në emisionin “Top Story” se refuzoi të shkonte dhe do të refuzojë të shkojë në Kuvend për të debatuar me opozitën.

“Në fakt unë nuk kam heshtur. Kam thënë atë që mund të them unë në kushtet kur nuk ka absolutisht asgjë që lidhet drejtpërdrejt me mua, me qeverinë, apo qoftë dhe me këdo qoftë tjetër zyrtar tjetër shqiptar. Çështja ka marrë shumë bujë, por jo për shkak të aspektit që lidhet me Shqipërinë, por me hetimin kryesor për akuzën e lidhjes së ish-zyrtarit rus me një oligark rus shumë të njohur Oleg Deripaskën. Unë dua të përsëris se nuk kam dhe shumë çfarë të them mbi këtë çështje, por duke qenë se refuzova të jem dhe do të refuzoj në mënyrë të vazhdueshme në një sallë Kuvendi dhe të përfshihem në një debat me një opozitë me një nivel etik që për fat të keq më ka tërhequr dhe mua në atë nivel. Ia vlen që në qetësi të shpjegohen ato gjëra që mund të shpjegohen”, theksoi Rama.