MENU
klinika

Çuçi: Policia po i jep mesazh krimit

Pse po çmontohen tani kamerat nga grupet kriminale?

01.02.2023 - 15:00

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë është pyetur nga mediat se përse kamerat e sigurisë të vendosura nga grupet kriminale në të gjithë vendin, po çmontohen tani.

Në përgjigjen e tij, ministri deklaroi se ky është një lajm pozitiv dhe se policia po i jep një mesazh krimit. Sipas tij ka pasur një lloj kamuflimi me bizneset pasi ata janë të detyruar të mbajnë kamera për survejim ambienti.

“Lajmi është që po ndërhyjmë dhe kjo është gjë pozitive në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur një lloj kamuflimi se sa i takon bizneseve është detyrim ligjor që të mbajë kamera që survejojnë ambientin. Duhet t’ia lamë këtë gjë të shkuarës dhe të shohim për këtë punë që po bën policia për të dhënë një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe çdo shkelësi të ligjit s’ka hapësira për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lirë, kjo është një nga lëvizjet më të mira të policisë dhe fillim i mbarë”, tha Çuçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet se i përkasin krimit të organizuar

‘Fije’ edhe në Vlorë, çmontohen 4 kamera sigurie

Krimi “Big Brother” në Shkodër

Çmontohen kamera të instaluar në shtyllat elektrike

Grupet kriminale vëzhgonin rivalët dhe Policinë

Çmontohen 38 kamera të tjera ‘spiune’