MENU
klinika

Rinegociohet kontrata, ulen kostot

Pse u shty me dy vite koncesioni i pullave fiskale

01.02.2023 - 13:52

Fare pak ditë nga përfudimi i asaj që njihet gjerësisht si koncesioni i pullave fiskale, Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një shtesë kontrate që e zgjat atë edhe për dy vite të tjerë, deri në fund të 2024. Qeveria ka përgatitur një kontratë shtesë, e dakordësuar me dy kompanitë “SICPA Security Solutions” SA, me banzë në Zvicër dhe “SICPA Security Solutions Albania” sh.p.k., me bazë në Shqipëri. Shtesa parashikon projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave.

Një komponent i kontratës origjinale koncesionare e cila nuk është zbatuar në asnjë moment që prej nisjes së operimit të koncesionit. Kontrata shtesë, thekson Këshilli i Ministrave në relacionin shoqërues të projektligjit, synon të rregullojë marrëdhëniet e palëve të kësaj kontrate koncesioni, duke zgjidhur përfundimisht problematikën e mosrealizmit nga ana e autoritetit kontraktor, pra shtetit shqiptar, të një pjese të objektit të kontratës që lidhet me pullat e kontrollit të produkteve farmaceutike, objekt i cili nuk është realizuar që në fillim të implementimit të kontratës koncesionare.

Këshilli i Ministrave sqaron gjithashtu, se mosrealizimi i këtij komponenti të kontratës, mund të sjellë pasoja për shtetin shqiptar, në momentin që kompania koncesionare do padiste vendin tone për psrespektim të kontratës.

Koncesioni i pullave fiskale është miratuar që në vitin 2012 dhe është shoqëruar me shumë debate gjatë dhjetë viteve të shtrirjes së tij. Koncesioni ka pasur objekt debati edhe datën efektive të fillimit, nga ku llogaritet edhe periudha e saktë 10 vjeçare, i cili ka qenë ngërç ligjor më vete e këtij koncesioni. Gjithësesi, një grup pune i ngitur në vitin 2021 me ekspertë të Ministrisë së Financave dhe avokaturës së Shtetit njohën si datë fillimi 6 shkurtin e vitit 2013, për rrjedhojë kontrata duhet të përfundojë më 6 shkurt 2023, duke kaluar edhe këtë shërbim në pronësi të shtetit.

Gjithsesi, vetëm pak ditë larg nga 6 shkurti, Qeveria ka kërkuar miratimin me procedurë të përshpejtuar të shtesës së kontratës, ku i vetmi përfitim i dukshëm për palën shqiptare është ulja me 10% e çmimeve të pullave fiskale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-këshilltarja e Ramës flet hapur: Kjo ishte çështja që solli…

“Kontrata e koncesionit të pullave fiskale nuk përfundon në vitin 2021”

Bizneset ankohen sërish për kostot e larta

Kur do të ndryshojë koncesioni i pullave fiskale?

Bizneset do vijojnë të paguajnë tarifa 10-fish mbi BE

Qeveria shtyn afatin e koncesionit të pullave fiskale