MENU
klinika

Ndan informacione nga jashtë me Oltën

Që ditët e para, Bledi Mane thyen rregullin kryesor në “BBV”

09.02.2023 - 11:02

Në fillim Xhonatan Islami, tani Bledi Mane. Duket se banorët e rinj që i bashkohen shtëpisë së “Big Brother Vip” kanë tendencën të ndajnë informacione nga jashtë me Olta Gixharin.

Së fundmi, Bledi i cili u bë pjesë e shtëpisë mbrëmjen e djeshme, i ka thënë Oltës në një bisedë se ajo është luaneshë jashtë dhe luani është Luizi.

“Nuk është Kiara luaneshë në këtë shtëpi. Je ti dhe luani është ai. Ndërkohë që unë jam tigri që po rritem,”-u shpreh Mane.

Sikur të mos mjaftonte kjo ai e ka përshkruar si e ka parë Oltën nga jashtë.

“Ti je shumë dimensionale. Ti të hënën dukesh budallaqe, të martën mafioze, të mërkurën një femër e poshtër, e ndyrë. Dy ditë i acaron njerëzit,”-vazhdoi Bledi.

“Ky është super kompliment. Ti po më mahnit mua,”-ia ka kthyer Olta.

Kujtojmë që më herët Mane u shpreh se Luizi është “i paqëndrueshëm mendërisht”.

Po sipas atij, Luizi ka dy qëndrime në shtëpi. Një herë është i qetë dhe i qëndrueshëm, dhe një herë ai del nga vetja, ulëret, ofendon dhe kërcënon. Këto banori më i ri ia vuri në dukje Luizit.

Pas kësaj Luizi u shpreh se ai sulmon vetëm në kuadër të lojës, pasi nuk ka hyrë brenda në shtëpinë e “BBV” që të krijoi miqësi.

Madje artisti iu drejtua Bledit duke i thënë: “Kur të dalim jashtë, mund të flasim e të rrijmë sa të duash bashkë.”