MENU
klinika

Iu përgjigjet akuzave

Rama zbardh takimin e McGonigal/ Çfarë diskutuam kur më erdhi në zyrë

02.02.2023 - 22:42

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për akuzat e ngritura ndaj tij për takimet me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Rama tha se McGonigal i ka shkuar në zyrë për një takim, ndërsa tregoi edhe disa detaje nga biseda mes tyre.

“McGonigal ka ardhur më ka kërkuar ta takoja, jam takuar, ka ardhur në zyrë, kemi pasur një bashkëbisedim. Më ka treguar se puna e tij ka pasur në fokus influencën ruse. Më ka folur për rajonin. Pastaj takimet e tjera kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu, e jam takuar krejt rastësisht, ose në praninë timë në SHBA, ku më ka ftuar dhe kam qenë në zyrat e FBI dhe Nju York. Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme në këtë marrëdhënie krejt normale. S’kam pasur asnjë detyrim të njoftoj as ambasadën”, tha kreu i qeverisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aksioni opozitar pas përjashtimit nga Kuvendi

Berisha mbledh Kryesinë e PD për nisjen e protestave

Si u tentua takimi i kryeministrit me një firmë amerikane

I afërt me Ramën, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, nën hetim për lidhjet me Rusinë!