MENU
klinika

"Drejtësia e ‘non gratave’ pretendon se zyrtarin e FBI e kam korruptuar unë"

Refuzoi opozitën për skandalin me “McGonigal”, reagon Rama

02.02.2023 - 13:09

Pas refuzoi opozitën në interpelancë për skandalin e McGonigal, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të bëjë një reagim përmes rrjeteve sociale. Sipas tij, opozita po përpiqet që me shpifje të manipulojë opinionin publik me një çështje që sipas tij e ka hetuar drejtësia amerikane dhe nuk ka lidhje me atë.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:
Një abuzim total me lirinë e fjalës ,me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.

Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputetët e PD përplasin duart në tavolinë

Interpelanca me Ramën/ Kryeministri refuzon opozitën