MENU
klinika

Më shumë se 4.800 jetë të humbura

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë

07.02.2023 - 09:49

Numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë juglindore në kufi me Sirinë një ditë më parë është rritur përgjatë orëve të fundit.

Deri tani janë konfirmuar më shumë se 4.890 viktima në dy anët e kufirit si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8.

Vetëm në Turqi, numri i njerëzve që kanë vdekur ka shkuar në 3.381. Zyrtari i emergjencave, Orhan Tatar, tha se 20.426 persona janë lënduar dhe 5.775 ndërtesa janë shembur.

Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet në vijim. Koordinatori humanitar i OKB-së në Siri, El-Mostafa Benlamlih, i tha CNN se misioni i kërkim-shpëtimit po pengohej nga mungesa e pajisjeve dhe makinerive të posaçme.

Ai tha se rezervat e OKB-së janë shpërndarë dhe nevojiten më shumë ilaçe dhe pajisje mjekësore, dhe veçanërisht ujë apo mjete për të riparuar rezervuarët e dëmtuar të ujit.