MENU
klinika

Rrugët e florinjta

Greqia 4,5 mln euro për km për autostradën Janinë-Kakavijë

08.02.2023 - 10:44

Janinë-Kakavijë është autostrada e re që do të lidhë Greqinë me Shqipërinë. Tenderi është shpallur në 2 shkurt në Greqi dhe sipas projektit, autostrada 70 kilometra e gjatë do të shtrihet në një terren fushor dhe do të kushtojë 310 milionë euro.

Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro. Kjo autostradë, pjesë e Korridorit Blu, lidh Greqinë-Shqipërinë-Malin e Zi dhe Kroacinë. Në Shqipëri, vazhdimi i këtij korridori do të nisë me ndërtimin e aksit rrugor Lekaj-Fier pjesë e autostradës Milot-Fier, e cila është një rrugë ekzistuese me 4 korsi me një gjatësi 46 kilometra. 3.2 kilometra të saj do të ndërtohen tërësisht të reja, ndërsa pjesa tjetër prej 42.4 kilometrash kalon në aks ekzistues.

7 milionë euro do t’iu kushtojë qytetarëve shqiptarë një kilometër rrugë i këtij aksi, ose 2 herë më shtrenjtë se autostrada që do të ndërtohet në Greqi. Pjesë e koncesionit të autostradës Milot-Fier është edhe rruga Thumanë-Kashar me një gjatësi 20.8 kilometra dhe me një vlerë rreth 300 milionë euro. Një kilometër i saj do të kushtoj 13 milionë euro pra 3 herë më e lartë se partneritetet europiane. Autostrada Milot-Fier ka pjesë të saj edhe Milot-Thumanë me një gjatësi 13.5 kilometra dhe me një kosto 44.6 milionë euro dhe Kashar-Lekaj me një gjatësi 26.2 kilometra me një kosto prej 476,8 milionë euro, për të cilat gara është hapur, por ende nuk ka dalë fituesi i garës.

PROJEKTI
Greqia ka shpallur tenderin për ndërtimin e autostradës Janinë – Kakavijë. Projekti ka qenë gjithmonë pjesë e diskutimeve në institucionet greke, por asnjëherë nuk ishte marrë një vendim final për ndërtimin e tij. Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis, tha se “ky është një projekt emblematik, i cili filloi të planifikohej dhe diskutohej para vitit 2005, por më së fundi u bë realitet”. Autostrada 70 km e gjatë është një nyje kryesore për flukset turistike dhe do të lehtësojë trafikun mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro.

Ajo është planifikuar për tu ndërtuar me të njëjtat standarde si autostrada e Kapshticë – Selanik, me dy korsi nga të dyja krahët, për të qenë një rrugë e nivelit A1 me pagesë. Shteti helen e ka konsideruar me përparësi vijimin e tij pasi tashmë pasi është përfshirë nga Bashkimi Europian edhe si pjesë e Korridorit Blu, ku bëjnë pjesë 8 vende Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Fondi i vendosur në dispozicion është 320 milionë dollarë. Kroacia deri më tani ka përparuar më shumë në ndërtimin e akseve në territorin e saj. Nga Korridori Blu edhe në Shqipëri kalojnë rreth 315 km nga Pika Kufitare në Murriqan deri në lidhjen me Kakavijën. Momentalisht, Ministria e Infrastrukturës ka hapur fazën e tenderimit për akset nga Miloti në Fier.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!