MENU
klinika

Andrei Shevchenko: Lufta nuk ka mbaruar!

“Rusia nuk mund të marrë pjesë në Lojrat Olimpike!”

03.02.2023 - 15:32

Andrei Shevchenko qëndron kundër pjesëmarrjes së atletëve rusë dhe bjellorusë në Lojërat Olimpike 2024 .

Ukrainasi që ishte kapiten dhe njëkohësisht trajner i kombëtares së vendit të tij me një postim në rrjetet sociale i bëri thirrje IOC që të mos lejojë pjesëmarrjen e rusëve dhe bjellorusëve në Paris 2024 pasi lufta vazhdon.

Postimi i Shevchenkos në detaje:
“Në sport nuk ka lojëra politike, por lufta është shumë më tepër se politika. Ngjarjet e mëdha sportive si Olimpiada janë një mundësi e madhe për të ndarë një mesazh me njerëzit në mbarë botën. Nëse atletët nga Rusia dhe Bjellorusia konkurrojnë me ose pa flamur, kjo do të trajtohet si një deklaratë nga Komiteti Olimpik për të gjithë botën se lufta ka mbaruar dhe se ju mund të harroni gjithçka dhe të falni të gjithë.

Por lufta nuk ka mbaruar, lufta çdo ditë na shkatërron shtëpitë, e kthen jetën e fëmijëve tanë në gërmadha dhe kërcënon ekzistencën tonë. Njerëzit duhet ta mbajnë mend këtë. Bota duhet ta dijë se ne çdo ditë luftojmë për paqen dhe mbrojtjen e lirisë sonë.

I bëj thirrje Komitetit Olimpik të mos lejojë pjesëmarrjen e atletëve rusë dhe bjellorusë derisa të përfundojë lufta në Ukrainë dhe të dënojë agresionin rus në çdo mënyrë”.