MENU
klinika

Lëvizjet e janarit në klubet e elitës

Sa shumë rikthime “big” dhe largime me peshë

01.02.2023 - 14:08

Mbrëmë është mbyllur merkatoja e janarit dhe në klubet e Kategorisë Superiore ka pasur të papritura, ashtu si me afrimet apo edhe largimet. Shumë futbollistë që kanë spikatur këtu kanë dalë jashtë kufijve të Shqipërisë, duke u transferuar në klubet në Turqi, Bosnjë, Francë, Azerbajxhan.

Por gjithashtu edhe disa emra “big” janë rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, pas aventurave Europiane. Disa prej tyre janë Bekim Balaj tek Vllaznia, apo Kristal Abazaj tek Tirana i cili mbrëmë është dëmtuar dhe do të jetë jashtë fushave për rreth një muaj. Gjithashtu edhe rikthimi i Redi Lushkjas tek Tirana bëri bujë të madhe pasi u largua nga ekipi moldav Sherif Tiraspol.

Ndërsa largimet më me peshë ishin ato të Xhuliano Skukës nga Partizani drejt Metz, Redon Xhixha nga Tirana tek Karabak, Eneo Bitri në Çeki tek Banik Ostrava, dhe së fundmi Marsel Ismajlgeci tek klubi boshnjak, Zrinjski Mostar.

Në vijim, “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj të gjitha transferimet e kryera gjatë këtij muaji në hyrje dhe në dalje nga të 10 skuadrat e Superiores.

MERKATO E JANARIT:

PARTIZANI

Afrime: Fabian Shahaj (në huazim), Sabit Bilali, Kristian Mba, Mario Beshiraj, Remzifaik Selmani;

Largime: Xhuliano Skuka, Aristoteles Romero, Matej Cvetanoski, Galip Arapi (në huazim), Eneo Bitri;

TIRANA

Afrime: Regi Lushkja, Kristal Abazaj, Rimal Haxhiu;

Largime: Realf Zhivanaj, Lukman Husein, Sherif Kallaku, Arbër Bytyqi, Redon Xhixha, Marsel Ismajlgeci;

EGNATIA

Afrime: Rafael Duamena, Redi Kasa, Eduards Emsis, Gytis Paulauskas, Hysen Memolla;

Largime: Klaudivan Dos Santos Bezerra (Bambam), Erald Hyseni, Ilir Camaj, Dzon Delarxh, Skerdilajd Levendi, Geri Selita, Jurgen Goxhaj, Redon Mihana;

VLLAZNIA

Afrime: Bekim Balaj;

Largime: Ante Aralica;

ERZENI

Afrime: Dejvid Kapllani, Elvis Kovaçi, Shefki Aliti, Vitor Leao, Aristoteles Romero;

Largime: Progon Maloku, Thierno Thiub, Elis Doksani, Argel Avdiu, Ergi Goga;

LAÇI

Afrime: Saliu Guindo, Endrit Marku, Arlind Kurti, Alvi Mezani, Stiven Bibo,Arbër Mehmetllari;

Largime: Xhorxhe Ivkoviç, Fatmir Prengaj, Mykyta Peterman, Luka Cucin, Adeleke Akinjemi, Klajdi Kuka;

KASTRIOTI

Afrime: Redon Mihana;

Largime: Gabriel Morbek, Bekim Dida, Jusuf Zetuna;

BYLISI

Afrime: Vangjel Zguro, Kristi Kote, Mevlan Adili, Tomojuki Doi, Vasil Zogos, Zho Santos;

Largime: Riste Karakamishev, Aires Soza, Serxhio Emini (në huazim), Bleart Kastrati (në huazim);

KUKËSI

Afrime: Betim Halimi, Franko Lamçe, Mirza Delimedjac, Erduan Smajli, Xhonson Ovusu, Juan Martinez, Rrezart Kokollari, Atdhe Rashiti;

Largime: Tarik Isiç, Ante Zivkoviç, Agnaldo Moraesh, Tiago Ferreira, Lejton Ndukvu, Jorgo Meksi, Eduin Giasi, Kristi Kote, Rimal Haxhiu, Klejdi Daci;

TEUTA

Afrime: Sherif Kallaku, Jurgen Goxhaj, Klejdi Daci;

Largime: Dejvid Kapllani, Rubin Hebaj, Patrik Treni, Hektor Idrizaj, Danilo Gecaj, Devid Fejzulla;