MENU
klinika

Të sapolara apo jo

Si duhet t’i keni flokët para se t’i lyeni?

04.02.2023 - 12:08

Keni vendosur që do të lyeni flokët, por keni një dilemë të vogël: A duhet të jenë të larë flokët përpara se t’i lyej apo jo? Apo ndoshta nuk ka fare rëndësi se si janë?

Ndërsa yndyra në flokë mund t’ju bezdisë, në fakt është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin e flokëve tuaj para se t’i lyeni, veçanërisht nëse do të përdorni dekolorues.

Flokët duhet të jenë të palarë (së fundmi) sepse vajrat natyralë ndihmojnë në mbrojtjen kundër kimikateve të bojës.

Yndyra shërben si një shtresë shtesë në mënyrë që kur të aplikohet dekoloruesi, të ketë sa më pak dëmtime në skalp.

Sa më shumë yndyrë të keni në flokë, aq më shumë i mbrojtur do të jetë floku juaj gjatë dekolorimit.

Pas “zbardhuesit” (dekoloruesit të flokëve), flokët do të lahen përpara aplikimit të bojës, prandaj rezultati përfundimtar nuk do të ndikohet aspak nga yndyra.

Pra, nuk po bëni ndonjë gabim të madh nëse shkoni t’i lyeni flokët të sapolara, por nëse nuk i keni larë për 2-3 ditë mund të jetë në të mirën tuaj!

Burimi: makeup.com

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!