“Dasma” e mbrëmshme e Kiarës dhe Luizit është komentuar nga të gjithë dhe nuk shkonte mos të thonin dy fjalë publikisht edhe familjarët dhe të afërmit e moderatores.
Së fundmi të ftuara në “Ftesë në 5” kanë qenë tezja dhe shoqja e ngushtë e Kiarës të cilat kanë treguar si e kanë pritur këtë moment.
Dy nga personat më të afërt të moderatores, kanë treguar si e kanë parë mbrëmë Kiarën dhe ndjesitë që përjetuan.
“Unë e shoh shumë mirë Kiarën, nuk dua të flas për më shumë se ajo do e thotë vetë kur të dalë. Kiara e ka pasur ëndërr gjithmonë të bëj një dasmë shumë të madhe dhe mendoj se qau se është tip i ndjeshëm, edhe ne kemi qarë kur e pamë. Halla e Kiarës më tha që në Lushnjë janë hedhur fishekzjarre mbrëmë për Kiarën dhe Luizin. Mendoj që Kiara e kishte menduar këtë puthje që në momentin kur u vendos dasma. Luizi ka treguar shembullin e një mashkulli që do të donte secila ta kishte. Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë “Big Brother” Kiarës,”-u shpreh tezja e Kiarës.
“Momenti i mbrëmshëm ka qenë momenti kur Kiara e ka ndjerë ta bëjë se ajo nuk bën gjë pa e ndjerë. U duk si fundi i filmave të “Disney” kur puthet princesha me princin. Unë isha duk ecur dhe në atë moment u ça telefoni. Shkëlqente mbrëmë kishte një nur. Kjo nuk quhet dasmë e vërtetë, është dasma e gjithë shqiptarëve,”-shtoi nga ana tjetër shoqja e ngushtë e moderatores, Liesa Haxhiasllani.