Nëse edhe juve ju ndodh që të rrini para gardërobës plot dhe përsëri të thoni: “Nuk kam asgjë për të veshur!” nuk je e vetmja.
Sipas një hulumtimi, ne veshim vetëm 20 për qind të asaj që ndodhet në garderobat tona në 80 për qind të rasteve.
Nëse jeni të pasigurt në stilin tuaj, përgjigja nuk duhet të jetë me vrap shopping. Një prej këshillave të vyera është që t’i drejtoheni një stilisti për t’ju ndihmuar në rizbulimin e stilit tuaj duke përdorur “arsenalin” e veshjeve në garderobë.
Ka plot arsye që ne shpesh e mbushim gardërobën plot me veshje “të gabuara”. Nga reklamimi i tepruar në rrjetet sociale e deri te trendet e momentit që na bëjnë të blejmë vazhdimisht rroba të reja, pavarësisht nëse ato i përshtaten stilit tonë.
Stilistët e qëndrueshëm ofrojnë një sërë mundësish për të ndihmuar klientët e tyre të zbulojnë potencialin e fshehur të garderobave të tyre.
“Stili ynë evoluon gjatë gjithë kohës, por mendoj se kërkon pak punë për të zbuluar se kush dëshiron të jesh”, thotë Alyssa Beltempo, një stiliste kanadeze.
Për të zbuluar ose rizbuluar stilin tuaj personal, stilistët sugjerojnë të gjeni një listë fjalësh për të përshkruar atë që kërkoni. Mos mendoni vetëm për estetikën, por edhe për ndjesinë që dëshironi të merrni nga veshjet tuaja.
“Unë nuk jam kundër blerjeve plotësisht, jam kundër mbikonsumit dhe mungesës së mendimit gjatë blerjeve”, thotë Alyssa. “Nuk ka të bëjë vetëm me stilin, ne duhet të sigurohemi që të vazhdoni t’i vishni ato që keni. Ato duhet të jenë pjesë e përjetshme e juaja”.
Punësimi i një stilisti të qëndrueshëm ndoshta është një investim që nuk është gjithmonë i arritshëm, por në mungesë të tij mund të shkarkoni një aplikacion për organizimin e veshjeve si OpenWardrobe ose Whering, i cili digjitalizon rrobat tuaja dhe përdor një algoritëm për të formuluar idetë e veshjeve.
Sido që të vendosni të veproni, ruajtja e stilit tuaj është një praktikë e vazhdueshme që do t’ju shërbejë në çdo fazë të jetës.