MENU
klinika

Berisha: Nuk dështon kurrë revolucioni paqësor

“Sot në 17:00 protestë para Parlamentit për të mbrojtur Kushtetutën”

13.02.2023 - 09:36

Sali Berisha është besimplotë se revolucioni i nisur ditën e shtunë nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama. Lideri demokrat siguroi shqiptarët se opozita nuk kërkon pushtet me dhunë, por përmes votës së lirë.

Ndaj sipas tij, përballja me regjimin e Ramës do të vijojë sot më protestën para Parlamentit. Pas protestës të së shtunës, opozita do të nisë një tjetër strategji ndaj mazhorancës. Kuvendi ka lajmëruar se ditën e sotme në orën 17:00, do të zhvillohet seanca e radhës plenare, pavarësisht vendimit për shpalljen ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit tragjik në Turqi.

Në pikën e dytë të rendit të ditës parashikohen dhe debatet në argumentin e diskutimeve për çështje të evidentuara nga zgjedhësit që do të zgjasin për katër orë nga ku 120 minuta do t’i përkasin PS-së. Por, ndërsa për PDnë e drejtuar nga Alibeaj do të ketë një orë kohë, për 6 deputetë të tjerë të kësaj force politike përfshirë edhe Sali Berishën janë përcaktuar vetëm nga 3 minuta për të mbajtur fjalën, ndërsa PL-ja dhe PSD-ja do të ketë 5 minuta në dispozicion. Megjithatë, pritet që salla e Kuvendit të shndërrohet në arenë përplasjesh kjo pas akuzave të ngritura për çështjen McGonigal çka ka bërë që në dy seanca me radhë foltorja të bllokohet. Por një tjetër protestë do të zhvillohet edhe jashtë traut të hyrjes së deputetëve në seancë, ku mbështetësit e PD-së do të tubojnë në vijim të kërkesës për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

THIRRJA
Një ditë pas protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, lideri demokrat Sali Berisha se “revolucioni na fton” ndaj u bën thirrje qytetarëve që sot në orën 17:00 të mblidhen para parlamentit. Thirrjen e bëri dje gjatë takimimit me krerët e degëve të Tiranës, LDG-së dhe FRPD së.

“Parlamenti që sot është totalisht vegël e një njeriu, e Edi Ramës. Demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjnë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë. Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues, çdo seancë shkelmohet Kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e atyre që kanë votuar kundër qeverisë. Unë kam besim se revolucioni ynë nuk do ndalet, asnjë ndikim të mos keni. Kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë, nuk jemi forcë ekstremiste e as staliniste. Por, do të përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile që qytetarët të votojnë të lirë. Ky është zotimi dhe fitorja jonë. Ministria e brendshme është ministria e familjes, sepse aty është emëruar partneri i Delinës dhe aty manipulohen të dhënat e qytetarëve dhe organizohen trafiqet. Aty ardivelitë kurdisin kurthe ndaj opozitës. Ai është institucion krimi që ka ndikim të madh në mbajtjen e këtij regjimi dhe ndikon e mbron trafiqet e drogës. Ndaj duhet mosbindjes civile dhe opozita ka punë direkte me të”, deklaroi Berisha.

AKUZAT
Para aktivistëve të PD-së, Sali Berisha denoncoi se në Shqipëri vetëm me rrugët janë vjedhur 9 miliard euro. Ai shtoi se në administratën shtetërore ka presione mbi punonjësit për të firmosur për vjedhjet e shefave të tyre dhe ftoi qytetarët që të takohen me këta punonjës e t’i japin atyre kurajë.

“Sigurisht, edhe këta gjuhen me domate dhe me vezë dhe ju vihen tabela përreth. Njerëzit duhet të shprehin pakënaqësinë e tyre. Ka rëndësi të jashtëzakonshme të zhvillojmë një bashkëbisedim me çdo qytetar. Duhet durim, por revolucioni paqësor nuk dështon kurrë, fiton. Ne duhet të insistojmë. Edhe ne e kemi përgjegjësinë tonë këtu, ne kemi ndenjur 9 vite. Të jemi të hapur, nëse një qeveri funksionon me rregull mund të rrijë edhe 14 apo 16 vite. Ne në 10 vite qëndruam me një qeveri që kalonte nga skan dali në skandal. Një qeveri që ka vjedhur vetëm me rrugë 9 miliard euro. Bilanci i ekspertëve të pavarur. Një rrugë që është nisur për 74 milionë, ka përfunduar për 350 milion.

Autostrada Tiranë-Elbasan, ku kishin mbetur vetëm 7 kilometra, pasi të tjerat kishin përfunduar, mbaroi me 450 milion euro. Tani ne e nisëm këtë revolucion, i cili është e sigurt që do të na çojë në fitore. Duhet të jemi të kthjellët. McGonigal nuk ishte i izoluar. Mbi bazën e manipulimeve të tij dhe George Soros u morën vendime nga më të turpshmet. Mos mendoni se do të ketë tërheqje, përkundrazi. Nëse ne nuk dilnim më 6 dhjetor, nuk do të kishte këtë dimension 11 shkurti. Prapë do të kemi vështirësi, kurthe e sulme, por do të qëndrojmë të pamposhtur në të drejtën tonë. Shqipëria për fatin tonë më të keq nga Edi Rama, u bë shembulli më i keq sesi aleanca me element ndërkombëtarë u përdor kundër opozitës. Aty vidhet, aty mbushet thesi me para, aty bëhen vilat. Të gjitha këto duhet të jenë çështje debate mes jush. Ka një terror në administratë. Duhet të takoheni me punonjësit e administratës. Duhet t’ju jepni zemër e kurajë. Një pjesë po ikën nga administrata, pasi po i kërkojnë të firmosin për vjedhjet e tyre. Ne do të qëndrojmë dhe revolucionin do ta vijojmë kudo që ndodhemi. Ky revolucion nuk mund të ndalet deri në fitoren e tij”, u shpreh Berisha.