MENU
klinika

Në dy ditë dhe orare të ndryshme

Superliga dhuron dy derbi për javën e 21

08.02.2023 - 15:21

Superliga shqiptare e futbollit mbylli dje javën e 20-të. Tanimë skuadrat janë me mendjen te ndeshjet pasardhëse, të cilat zhvillohen fundjavën që vjen. Të shtunë dhe të diel, elita e futbollit shqiptar do zbresë në fushë, aty ku do luhen edhe dy derbi.

Gjithçka nis të shtunë në 13:00. Në Laç, vendasit luajnë me Egnatian. Në “Kukës Arena”, Kukësi pret Kastriotin. Të diel në 13:00 Bylis luan me Partizanin. Në 16:00 Erzeni dhe Teuta luajnë në derbi, teksa Tirana dhe Vllaznia luajnë “klasiken e Shqipërisë”. Dueli luhet në “Loro Boriçi”, kjo për shkak se dy ndeshjet e para u luajtën në Tiranë, pasi stadiumi në Shkodër iu nënshtrua rinovimit.

Pas 20 javësh në Superligë, Tirana kryeson me 37 pikë, ndjekur nga Vllaznia dhe Partizani me 31. Në fund Bylis, Kukësi dhe Kastrioti.

Superliga, java 21:

E shtunë 13:00

Laçi – Egnatia

Kukësi – Kastrioti

E diel

13:00 Bylis – Partizani

16:00

Erzeni – Teuta

Tirana – Vllaznia (në Shkodër)