MENU
klinika

“Dhimbja jonë është e madhe”

Tërmeti shkatërrues në Turqi, Nusreti i famshëm dërgon ndihma në zonat e goditura

07.02.2023 - 19:54

Tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të pallogaritshme materiale. Teksa skuadrat e shpëtimit po luftojnë me kohën për të shpëtuar personat e bllokuar në gërmadha, të tjerë të plagosur kanë nevojë për ushqime, veshmbathje, ilaçe dhe gjithçka tjerët për të përballuar pasojat pas tërmetit, me një mot shumë të ftohtë dhe në kushte ekstreme.

Shumë shtete kanë ofruar ndihmën e tyre për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga ky tërmet shkatërrues. Mes tyre me këtë situatë është solidarizuar edhe kuzhinieri i famshëm turk Nusreti.

Ai ka nisur me një mjet që mban logon e tij, ushqime, veshje, batanije për të goditurit nga kjo fatkeqësi. Ka qenë vetë kuzhinieri i njohur që ka postuar videon në Instagram me ndihmat teksa shkruan: ‘Dhimbja jonë është e madhe’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazetari turk: Na kanë treguar vendndodhjet, por s’mund të bëjmë asgjë

“Njerëzit nën rrënoja po dërgojnë video e mesazhe zanore”


Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!