MENU
klinika

Reagimi zyrtar

U sulmua nga hackerat? Air Albania: Sistemet tona janë të paprekura dhe nën monitorim

01.02.2023 - 20:30

Ditën e djeshme, u bë e ditur në media se kompania e udhëtimit ‘Air Albania’ është sulmuar nga një grup hakerash në të cilën janë marrë të dhënat e kompanisë. Që sulmi kibernetik të tërhiqet dhe sistemi ti kthehet normalitetit duhej që të paguanin një shumë parash ndaj hakerave. Kompania e udhëtimit, me anë të një reagimi zyrtar bën të ditur se ky informacion nuk është i vërtetë dhe se çdo e dhënë është e sigurt.

NJOFTIMI:

Nisur nga publikimet e fundit mediatike të pavërteta, konfirmojmë për të gjithë pasasgjerët dhe partnerët tanë se sistemet e të dhënave të Air Albania janë të paprekura dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Për Air Albania siguria e të dhënave dhe sistemeve operative qëndron në të njëjtin nivel maksimal me sigurinë që garantojmë në avionët dhe udhëtimet tona. Skuadra të dedikuara ekspertësh monitorojnë operacionet kibernetike 24/7 duke përditësuar gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme edhe programet kompjuterike dhe çertifikatat e sigurisë. Me Air Albania çdo qiell është i sigurtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN