MENU
klinika

Pas 10 vitesh lidhje

Venera Lumani dhe Lind Islami japin lajmin emocionues

15.02.2023 - 12:46

Venera Lumani dhe Lind Islami janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Me rastin e 10 vjetorit të lidhjes së tyre çifti vendosën ta festonin në një udhëtim të veçantë në Meksikë.

Dyshja të cilët jo vetëm në jetë por edhe në karrierë janë partnerë, kanë zbuluar se kanë vendosur ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. Lindi dhe Venera do kurorëzojnë këtë vit dashurinë e tyre në martesë.

Teksa ishin të ftuar tek “Rudina”, këngëtarja tregoi se do të jetë një ceremoni e vogël, pas shumë vite të përkushtuar në punë dhe projekte.

Pjesë nga biseda:

Venera : Tani po lexoja aty që 10 vite dashuri, më duken si…

Rudina: Ju duken shumë apo pak?

Venera: Sa shpejt kanë kaluar! Shumë apo pak… jo, s’më duken shumë, thjesht kanë kaluar shumë shpejt dhe më duket sikur gjithë jetës kemi qenë bashkë, ç’është e vërteta.

Rudina: Ju keni kohë që keni filluar të bashkëjetoni me njëri-tjetrin?

Venera: 5 vite.

Rudina : Një ceremoni martese, ndonjë gjë, e keni menduar ndonjëherë ta bëni?

Lind: Kemi menduar. Kjo është periudha, prandaj ndoshta ka ardhur kaq bukur ky 2023 me plane të reja sepse i kemi menduar këto gjëra. Deri tani ishim të fokusuar shumë vetëm te puna, ndërkohë tani sikur ndihemi gati të ecim akoma.

Rudina: Për të ndërmarrë dhe këtë hapin tjetër.

Lind: Po.

Rudina: Që më duket që në 2023 qenka plani për ta bërë, pra do bëni dasmë në 2023?

Venera: Do bëjmë dasmë në 2023.

Rudina: Shumë bukur në fakt, sa mirë që keni vendosur se ju tashmë jeni bashkë, jeni çift shumë i konsoliduar kështu që është shumë bukur edhe ceremonia.

Venera : Një ceremoni e vogël nuk i bën dëm askujt kështu që do festojmë edhe për këtë. Nuk e di, mua më duket shumë arritje që ta mbash një lidhje kaq të konsoliduar, kaq të dashur, kaq të pastër mbi të gjitha për kaq vite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po ndodh me sigurinë e rrjeteve sociale?

Dy këngëtareve shqiptare u vjedhin Instagramin