MENU
klinika

Tërmeti i tmerrshëm

Videoja më prekëse, vogëlushja 9-vjeçare mban në kurriz rrënojat për të mbrojtur vëllain e saj

07.02.2023 - 18:31

ideoja më poshtë tregon një nga momentet më prekëse që do të mbahet mend gjatë në kujtimet e trishta të gjithsecilit prej nesh nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri. Motra në Siri po mbron vëllanë e saj duke mbajtur rrënojat në shpinë. Ky moment tregon se sa dhimbje mund të durojë një motër për vëllanë e saj.

Miliona njerëz kanë mbetur të pastrehë pas tërmeteve të njëpasnjëshme në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. 5135 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti vdekjeprurës ndërsa rreth 24 mijë të tjerë janë të plagosur në të dyja shtetet. Në Turqi, sipas të dhënave zyrtare, janë 3500 të vrarë dhe më shumë se 20426 të plagosur. Tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter që ndodhi në orët e para të së hënës, në rajonin Kahramanmara, në pjesën juglindore të Turqisë dhe afër kufirit me Sirinë, ishte sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së më i forti në botë që nga gushti 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazetari turk: Na kanë treguar vendndodhjet, por s’mund të bëjmë asgjë

“Njerëzit nën rrënoja po dërgojnë video e mesazhe zanore”