MENU
klinika

"Përgjigjen ta jap nesër"

Zgjodhi Oltën për një ‘avantazh’, Valbona debaton me Luizin

21.02.2023 - 12:26

Vota e Valbonës për Oltën, si lidere e shtëpisë ka sjellë jo pak reagime dhe jo vetëm në rrjet por edhe në shtëpinë e “Big Brother Vip.”

Ka qenë Luizi ai i cili që në fillim u surprizua nga zgjedhja e Valbonës, dhe këtë gjë nuk ka ngurruar t’ja thotë në sy.

Fillimisht dyshja debatuan për përzgjedhjen e liderit dhe faktin se pse Valbona nuk votoi për Luizin, ndërsa më pas ata janë përballur për faktin se Valbona votoi Oltën. Nëse kjo e fundit do të zgjidhej lidere e shtëpisë, do të kishte një avantazh edhe në lojë.

Luizi e ka pyetur hapur Valbonën për arsyen se pse votoi Oltën, ndërsa këngëtarja ka heshtur dhe ka shprehur se “përgjigjen do ta japë nesër.”

Diskutimi:

Luizi: E dëgjove shumë mirë që bëhet fjalë për një avantazh në lojë. Dhe ti votove Oltën? Mos më taj mua fjalët e Bledin. Mos më bëj për budalla, se di që ishte një avantazh në lojë dhe ti zgjodhe Oltën mes gocave, harroi djemtë. Përse? Kur je konfuze, ti shkon te ajo që nuk e do në shtëpi? Nuk gjej dot asnjë shpjegim pse e bëre.

Valbona: Unë përgjigjem si të duash, nuk kam frikë askënd. Nuk dua ti jap vlera askujt që më sulmon e më ofendon. Olta tha që do votojë e fundit. Oltën e kemi votuar vetëm në fund, sepse nuk foli fare. Mendon që jam nga ato që të shesin kollaj? Përgjigen do ta jap nesër