MENU
klinika

Nga zakonet e të ngrënit tek aktiviteti fizik

3 hapa për ta nisur pranverën siç duhet

15.03.2023 - 11:50

Jemi tashmë në mes të marsit dhe edhe mund të themi që pranvera është këtu. Filimi i sezonit të pranverës mund të shihet si një rifillim.

Pranvera është koha e lulëzimit të bimëve, por edhe e fillimeve të reja, kështu që bëni mirë të filloni të vendosni disa rregulla që të ndiheni sa më mirë me veten këtë sezon.

1. Gjeni një sfidë të re. Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar sfidash në mënyrë që të jetë sa më në formë dhe më i fortë. Nëse keni kohë që bëni vazhdimisht të njëjtën gjë atëherë është koha të dilni pak nga zona e komfortit. Bërja e gjërave të reja krijon rrugë të reja nervore, përdor muskuj dhe lëvizje të ndryshme si dhe sfidon zemrën dhe mushkëritë tuaja. Nëse regjimi i stërvitjes ju është bërë monoton, provoni të shtoni ushtrime të reja sfiduese. Do të ndjeni ndryshimin dhe do të shihni benefitet.

2. Rregulloni zakonet e të ngrënit dhe të ushqyerit. Kryefjala e dimrit janë ushqimet e ngrohta e me bollëk dhe rehatia. Teksa ecim drejt pranverës, është mirë të ndryshojmë regjimin ushqimor dhe ti drejtohemi perimeve të freskëta, sezonale dhe të pimë më shumë ujë. Kemi tendencën të anojmë drejt pijeve të nxehta në dimër si çaji, kafeja dhe çokollata e nxehtë, por me ardhjen e pranverës mund të pimë më shumë lëngje freskuese dhe sigurisht që nuk ka asnjë zëvendësues për ujin.

3. Shikoni suplementet tuaja! Ne mund të ndihemi shumë rehat me të njëjtat suplemente në baza ditore, por me ndryshimin e stinëve, ndryshon edhe ajo që mund t’i duhet trupit për të qenë sa më në formë. Gjatë dimrit mund të keni shtuar suplementet e vitaminës C dhe D për t’ju ndihmuar nga ftohjet. Ndërsa ne i afrohemi pranverës, ndoshta mund të fokusoheni më shumë në suplemente që mund të rrisin energjinë dhe fokusin tuaj mendor ose të përmirësojnë qarkullimin ose shëndetin e zemrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN