MENU
klinika

Nis nesër muaji i Ramazanit

5 përfitimet shëndetësore të Agjërimit

22.03.2023 - 10:43

Me ardhjen e muajit të Ramazanit, bota islame po përgatitet për agjërim. Agjërimi, i cili është një adhurim shumë i rëndësishëm për myslimanët, gjithashtu ka shumë dobi shëndetësore, duke filluar nga ndryshimet pozitive në trup, pas agjërimit për orë të gjata.

RREGULLON SHEQERIN NE GJAK

Agjërimi rregullon reagimin e trupit ndaj hormonit insulinë, i cili kontrollon sheqerin në gjak. Kur sheqeri në gjak rregullohet, zvogëlon rrezikun e shtimit në peshë dhe diabetit, dy faktorë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare dhe probleme të tjera shëndetësore të lidhura me zemrën.

PARANDALON SËMUNDJET

Shkëputja e vakteve rutinë i jep trupit kohë për t’u fokusuar në funksione të tjera të rëndësishme, duke përfshirë parandalimin e sëmundjeve. Disa studime kanë zbuluar se agjërimi zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të tilla si: sëmundjet e zemrës, skleroza e shumëfishtë dhe artriti reumatoid.

HUMBJE PESHE

Studimet tregon se agjërimi mund të ndihmojë në humbjen e yndyrës dhe të përmirësojë lipidet e gjakut. Kjo nuk është e gjitha. Studime të tjera tregojnë se agjërimi rrit aftësinë e metabolizmit për të djegur yndyrën, për të ruajtur masën muskulore dhe për të përmirësuar përbërjen e trupit te njerëzit me mbipeshë.

MUNDËZON QELIZAT TË PUNOJNË MË ME EFICIENCË

Një nga përfitimet e agjërimit është se ai mund të shkaktojë një proces të quajtur autofagji, sistemi i riciklimit qelizor të trupit tuaj. Duke vepruar si një lloj kontrolli i cilësisë për qelizat tuaja, autofagjia i lejon trupit të shpërbëjë dhe ripërdorë pjesët e vjetra të qelizave në mënyrë që ato të funksionojnë në mënyrë më efikase. E thënë thjesht, ky është një lloj pastrimi i trupit. Trupi shpëton nga qelizat e mutuara që shkaktojnë Alzheimer, Parkinson ose kancer.

PËRMIRËSON AFTËSITË E TË NXËNIT

Meqenëse trupi nuk kryen aktivitete të tilla si tretja, ai fokusohet në aktivitete të ndryshme. Një prej tyre është aftësitë e të mësuarit, perceptimit dhe kujtesës. Trupi i uritur gjen më shumë kohë për këto, gjë që rrit nivelin e perceptimit dhe kujtesës së personit.