MENU
klinika

"E ka për detyrë…!"

A do kthehet Basha si kryetar i PD? Bardhi heq çdo dyshim

08.03.2023 - 16:55

Deputeti demokrat Gazment Bardhi shprehet se dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar i PD është një çështje e mbyllur. I pyetur nëse ai do të rikthehet, duke qenë se figuron ende si kryetar në gjykatë, Bardhi rrëzoi të gjitha dyshimet.

“Dorëheqja e zotit Basha është një çështje e mbyllur. Nuk dërgohet në gjykatë, se aty dërgohet zgjedhja e kryetarit të ri, për të bërë ndryshimet respektive në regjistrin e partive politike.

Kurrsesi (nuk kthehet). Ama zoti Basha si çdo anëtar i PD e ka për detyrë të kontribuoj. Në dijeninë time është në Shqipëri, por kam disa ditë pa kontaktuar me të. Çdo anëtar duhet të kontribojë për të maksimalizuar fitoren”, u shpreh ai.
Më tej, deputeti demokrat kërkoi që të dyja grupimet të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 Majit. Gazment Bardhi mori shembullin e Bashkisë së Kurbinit, për të cilën tha se ka qenë një bastion tradicional i të djathtëve, por në dy mandate radhazi i është lënë PS.

“Për shkak të problematikave brenda partisë, ne kemi falur dy herë Bashkinë e Kurbinit. Kurbini është bastion i Partisë Demokratike.

Në 2015 kemi tërhequr kandidatin dhe në 2019 nuk u futëm në zgjedhje. Bashkia e Kurbinit tradicionalisht është një bastion i yni dhe e fitueshme nëse kemi një kandidat të unifikuar. Nëse dalim me dy, rrezikojmë për herë të tretë”, u shpreh Bardhi në News 24.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve