MENU
klinika

Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë të dytë

A do të futet PD në zgjedhje? Flet Celibashi: Vendimin do e marrim pasi të skadojë afati

11.03.2023 - 12:54

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediet ka thënë se KQZ do të dalë me një vendim në lidhje me regjistrimin e PD në zgjedhje, pas skadimit të afatit prej 48 orësh.

“Për PD do dalim me vendim pas skadimit të afatit prej 48 orësh. Vendimarrja e KQZ është në përputhje të plotë me  kodin zgjedhor”, u shpreh Celibashi.

Më herët gjatë ditës së sotme Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë të dytë KQZ dhe kërkon regjistrimin në zgjedhjet e 14 Majit. Përfaqësuesi i kësaj force politike, juristi Indrit Sefa i ka shkruar një letër kyrekomisionerit Ilirjan Celibashi dhe kërkon që të pranojë dokumentet e paraqitura prej tyre. Pavarësisht se kërkohet deklarata solemne me firmë të Bashës, juristi i PD thotë se ai është dorëhequr.