MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A duhet t’i hamë karrotat dhe patatet me lëkurë?

20.03.2023 - 12:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A duhet t’i hamë karrotat dhe patatet me lëkurë?

Mjeku:  Lëkura e karotës është e pasur me vitaminë A, betakarotenë, fibra dhe kripëra minerale.

Por ndryshe nga sa mendohet, në momentin që i qërojmë nga lëkura, një pjesë e tyre ikën, bashkë edhe me një pjesë të shijes.

Mirëpo edhe patatja mund të konsumohet me gjithë lëkurë. Në Gjermani është traditë dimërore, që të përgatitet gjellë e cila ka në bazë pataten me lëkurë, qepët dhe rrepat.

Në lëkurë e patates ka një përqendrim të madh antiksidatësh dhe fibrash, të cilat garantojnë dobi të shumta për organizmin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë vitaminash humbisni nga lëkura e tyre

Tani e tutje, mos i qëroni frutat para konsumimit!