MENU
klinika

Diskutohet për Propozimin e BE-së

Agjenda e takimit Kurti-Vuçiç në Ohër, i pranishëm edhe Escobar

18.03.2023 - 09:57

Zyra e Bashkimit Evropian ditë më parë ka bërë publike agjendën e takimeve të 18 marsit që do të mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Takimet në Ohër do të fillojnë nga ora 10:00.

Në njoftimin e zyrës së Bashkimit Evropian bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në rezidencat shtetërore. Duke filluar nga ora 10:00, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Atje do të jetë i pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak. I pranishëm do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Pas takimeve bilaterale, koha kur do të mbahet takimi i përbashkët nuk dihet ende.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë

Djathtistët serbë protestojnë kundër propozimit evropian