MENU
klinika

Ka të plagosur

Aksident në Fushë-Krujë, përplasen dy automjete

17.03.2023 - 10:57

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe.

Menjëherë të dëmtuarit janë nisur drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe.

Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.