MENU
klinika

Bllokohet qarkullimi i automjeteve

Aksident në rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete

27.03.2023 - 12:34

Aksident në rrugën e Arbrit. Dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ në bajpasin e rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize.

Për pasojë është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.

Bajpasi i rrugës së Arbrit mbetet segmenti më i vështirë i kësaj rruge.

Rruga e Arbrit u hap për qarkullimin e automjeteve në nëntor të vitit 2021, por që në fakt ende nuk ka mbaruar ende.

Që nga hapja e qarkullimit në këtë rrugë janë shënuar dhjetëra aksidente.