MENU
klinika

"Ndodhi për turpin tonë"

Aksidenti me 3 të vdekur, Balla: Duhet ta kishim miratuar Kodin e ri rrugor

16.03.2023 - 14:00

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu bëri thirrje deputetëve të opozitës që të miratojnë projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Ai u shpreh në seancën e sotme plenare se nëse ky projektligj do të ishte miratuar tre javë më parë, aksidenti tragjik me tre viktima në Sauk, nuk do të kishte ndodhur.

Balla: Ligji që do të miratojmë sot jam i sigurt se do e marrin dhe MV. Qeveria par se të shkojë të negociojë do ët duhet ët sjellë një informacion dhe të marrë një opinion për integrimin europian. Rri Mondi se ti ke nje rol tjerër, të kemi parashikura dhe ty për një rol. Ne rritim udhëheqësinë që ka parlamenti në këtë proces, qeveria ka detyrën për ta bërë. Ky është një proces negociatash, ne kemi parashikuar që qeveria vjen dhe raporton. Kemi kontektsin më të mirë që Shqipëria të eci më shpejt.

Kemi mbyllur klasterin e dytë. Jam shumë krenar për rolin e PS kur ishte në opozitë, Brenda PS nuk ka patur që një palë të akuzojë palën tjerër për tradhti ndaj atdheut.  Kontrbutin për atdheun ua keni borxh shqiptarëve. Po ta kishim miratuar kodin rrugor para 3 javësh, nuk do të kishte ndodhur aksidenti me tre të rinjtë, se me kodin e ri rrugor nuk i lejohej ajo lloj makine, nuk i lejohej të ecte mbi 80 km/h.Çohet Vokshi dhe qan me lot krokodili për dicka që fajin e kemi të gjithë bashkë.

Të bërtasim prapa. Ne duhet ta miratojmë sot, të rinjtë mos të ecin mbi 80 km/h. Rregulloren e Kuvendi ta respektojmë të gjithë njëlloj.  Koha kur opozita të marrë peng çështjen e integrimit ka marrë fund. Integrimi europian është  historik, kush jep kontribut, e jep për Shqipërinë dhe jo për këtë anën këtej dhe as këtej. Roli i secilit prej nesh, nuk ngelet pa u vënë re nga ata që na votojnë. Thirrja ime për këtë ligj, është shumë i mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të tre viktimat udhëtonin në “Audi”-n që ‘fluturoi’ nga mbikalimi

Aksidenti tragjik në Tiranë, emrat e dy vajzave që humbën jetën

"Mos i llastoni fëmijët me makina të fuqishme, është një armë që vret"

Aksidenti tragjik, Doda: Pse asnjë polic s’ia hoqi patentën 20-vjeçarit? Kishte 5 shkelje