MENU
klinika

"Po hetojmë informatat"

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës, Policia: Ishte fals

27.03.2023 - 12:40

Pas alarmeve të djeshme, nuk është gjetur asnjë lëndë plasëse e vendosur në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila shtoi se hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. Ende nuk dihet se kush është pas këtij alarmi, por nuk është alarmi i parë fals në Kosovë për bombë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten. Informatë shtesë Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

"Kurti i pamatur, u paralajmërua"

Tensionet në Veri, Milo: Teatër i madh politik!

“Kosova ra në grackën e Vuçiç”

Haliti: Ç’pritet të ndodhë me Marrëveshjen e Ohrit

Dy ditë pas përleshjeve me policinë e Kosovës

Si paraqitet situata në komunat në veri

"4 shtetet të BE-së që mund t’i japin fund trazirave!"

‘Çelësi’ që zgjidh konfliktin Kosovë-Serbi, sipas Edward Joseph