MENU
klinika

Pas përjashtimit nga “BBV”

Albërie Hadërgjonaj ka një mesazh për ish-kunatën e saj

03.03.2023 - 10:48

Mëngjesin e djeshëm (1 mars) Ermiona Lekbello, u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Pas lajmërimit që u bë “Prime-n” e të shtunës nga “Vëllai i Madh” se nuk do të tolerohej më asnjëllojë dhune fizike apo verbale, Jona u pezullua për shkak të gjuhës së perdorur ndaj Oltës, Maestros dhe Kiarës.

Ndonëse qëndroi shumë pak brenda shtëpisë, Ermiona fitoi shumë njerëz që e pëlqejnë dhe e mbështesin. Me daljen e saj të shumtë kanë qenë ata që janë mërzitur, por edhe që e kanë përgëzuar për qëndrimin e saj në “BBV”.


Një mesazh në rrjetet sociale në mbështetje të saj, e ka postuar edhe Albërie Hadërgjonaj, ish-kunata e Lekbellos. Po, po e dëgjuat mirë.

Dyshja dikur kanë qenë kunata, pasi Ermiona ka qenë e martuar me vëllain e ish-bashkëshortit të Albëries. Fryt i kësaj martese madje është vajza e tyre, e quajtur Elisa.

Albëria në një postim të bërë në rrjetet sociale, i ka dalë në mbrojtje ish-kunatës duke zgjedhur fjalët më të denja për të.

“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri, sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar Albëria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN