MENU
klinika

Vjedhja e mbi 500 mijë eurove

Alda Klosi dhe pastruesja Rozeta Dobi ballafaqohen në Prokurorinë e Tiranës

01.03.2023 - 13:12

Prokuroria e Tiranës do të ballafaqojë sot për herë të parë pastruesen Rozeta Dobi dhe ish-zyrtaren e Kryeministrisë Alda Klosi.

Rozeta Dobi nën shoqërinë e policisë është transportuar nga burgu në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa më pas është marrë edhe Alda Klosi.

Ky ballafaqim vjen pasi pastrueseja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi thanë se 500 mijë eurot që u gjetën në banesën e tyre janë të gjitha të marra nga banesa e Klosit. Pas këtyre deklaratave Klosi u arrestua për akuzat pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë para oficerit gjyqësor.

Kujtojmë që fillimisht u tha se 120 mijë euro janë marrë në shtëpinë e Alda Klosit, ndërsa rreth 400 mijë euro nuk dihej se kujt i përkisnin. Mirëpo pas rimarrjes në pyetje, Rozeta dhe  Havier Dobi ka dhënë të njëjtën deklaratë duke thënë se 500 mijë eurot i përkasin të gjitha Alda Klosit.

Klosi fillimisht tha se 120 mijë eurot e marra në banesën e saj i kishte marrë borxh, pasi xhaxhai i saj ishte në spital në Amerikë dhe duheshin për kurimin e tij. Kjo deklaratë është rrëzuar nga vëllai i saj, i cili tha se se kjo shumë i ishte marrë borxh një miku të tyre dhe për këte kishin një deklaratë të nënshkruar dore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vodhën 530 mijë euro në vilat luksoze në Tiranë

Gjykata lë në burg pastruesen dhe djalin e saj